Majlinda: Më shkuan lotët kur Disi humbi në finale, isha 1 milion përqind e sigurtë se do të fitonte

Kampionia e pare Olimpike, Majlinda Kelmendi foli për medaljen që ka fituar Distria Krasniqi “Paris 2024”.
Kelmendi ka thënë se ishte e sigurtë që Distria do ta merrte medaljen e artë, megjithatë atë u shpreh krenare për suksesin e arritur .
“M’kanë shku lot se kam qenë 1 milion përqind e sigurtë që ka me mposhtë, kemi qenë në disa përgatitje këtë vit edhe Distria jo që e mposhtke në stërvitje por luajke më të si maca me miun”, tha ndër tjerash Krasniqi.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi në finalen të Lojërave Olimpike Parisi 2024 është përballur me Diyora Keldiyorova në kategorinë 52 kilogramë.
28-vjeçarja kosovare arriti të fitojë medaljen e argjendtë, një sukses ky shumë i madh për sportin e Kosovës jo vetëm në xhudo, por edhe në përgjithësi.
Kjo është hera e parë që Kosova siguron medaljen e argjendtë në lojërat olimpike dhe e dyta kjo për Distrinë, pasi ajo kishte fituar një medalje të artë në garën e xhudos 48 kilogramë për femra në Lojërat Olimpike Verore 2020 në Tokio./21Media