Makina doli nga rruga, vdiq shoferi

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Korçë

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rrëmbec, ku sipas policisë makina me te cilin ai po udhëtonte doli nga rruga.

Mësohet se shoferin e ka zënë automjeti poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Mikel Bode 37 vjeç, ndërsa si shkak dyshohet lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë.  Gjithashtu në këtë rrugë dytësore mungon totalisht sinjalistika.

Burime nga policia bëjnë me dije se 37 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Sipas banorëve shoferi ka kërkuar ndihmë, por nuk ka mundur të mbijetoj. Trupi i të riut ka qëndruar rreth 30 min brenda në automjet ndërsa ka qenë zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur nxjerrjen dhe transportimin drejt morgut.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button