Makina përfundon në dyqanin e luleve, të rinjtë braktisin mjetin
Një makinë ka dalë nga rruga në bulevardin “Ismali Qemali” në Vlorë, duke përfunduar brenda një dyqani lulesh.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Shoferi dhe pasegjeri nuk janë gjetur në vendngjarje. Ata janë larguar, duke lënë të braktisur mjetin e tyre.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për ndriçimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa po tentohet nxjerrja e automjetit./vizionplus
