Makron emëroi Edouard Philippe për Kryeministër të Francës

Vetëm një ditë pas inaugurimit të tij për President

Presidenti i sapo-inauguruar i Francës, Emanuel Makron, e ka emëruar për kryeministër politikanin konservator, Edouard Philippe.

Philippe 49 vjeçar, anëtar i Partisë Republikane, është një figurë e panjohur për votuesit francezë, shkruan rtv21.tv

Emërimi i tij për Kryeministër vlerësohet si një përpjekje e Makronit që të siguroi shumicën në Parlament, me joshjen e së djathtës.

Philippe, përndryshe prefekt i qyteti Le Avre, në veri të Francës, për një kohë të gjatë ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë e Allan Zhypesë, i cili ishte kandidatit në garën për të emëruarin e republikanëve për president të Francës.

Siç dihet, zgjedhjet parlamentare në Francë do të zhvillohen muajin e ardhshëm dhe Makronit do ti nevojitet mbështetja e partive të qendrës së djathtë, për të lëvizur përpara reformat e tij të planifikuara ekonomike./21Media

 

 

 

Back to top button