Malala Yousafzai kërkon t’u hapen kufijtë refugjatëve afganë

Malala Yousafzai, fituese e çmimit Nobel për Paqe, u ka bërë thirrje vendeve që t’i hapin kufijtë e tyre për refugjatët afganë, pas rënies së qeverisë nga talebanët.
“Njerëzit thjesht po ikin, ata po gjejnë një mënyrë për ta mbajtur veten të sigurt. Pra, kur e shihni këtë, kuptoni se kjo është në të vërtetë një krizë urgjente humanitare”, ka thënë ajo për BBC.
Aktivistja pakistaneze e njohur për reagime ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, ishte qëlluar në kokë nga militantët talebanë në vitin 2012 pasi kishte bërë fushatë për arsimimin e vajzave./21Media
 

 
Back to top button