Malejzia i kthen Koresë Veriore trupin e Kim Jong Nam-it

Kryeministri malejzias Najib Rezak tha sot se trupi i vëllait të diktatorit koreano-verior do të kthehet në vendlindje

Kim Jong Nam ishte viktimë e një vrasjeje bizarre në aeroportin e Kuala Lumpurit, dhe sot i është liruar familjes trupi i pajetë i tij.

Najib shtoi se si shenjë mirënjohëse Korea Veriore ka liruar 8 malelzias që nuk lejoheshin të largoheshin nga Korea për tu kthyer në shtetin e tyre, shkruan rtv21.tv.

45 vjeçari Jong Nam ishte helmuar në aeroportin e kryeqytetit të Malejzisë me 13 shkurt. Ai vdiq 20 minuta pas sulmit para se të mbërrinte në spital.

Trupi u rikthye në Kore, raporton KCNA, dhe ndalesat e udhëtimeve mes dy shteteve janë larguar, duke lejuar udhëtim të lirë të malejziasve drejtë shtetit të tyre./21Media

Back to top button