Malësori flet për emocionet si baba për herë të parë

Këngëtari i njohur shqiptar, Malësori, para disa ditëve është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Fatmirja, u bënë prindër të binjakëve të cilët i kanë quajtur, Lurë dhe Lekë.
Në një intervistë për emisionin “IN&OUT” të RTV21, ai ka folur për emocionet si baba për herë të parë.
“Ndjenja ime ishte shumë interesante, shumë e veçantë, ishte miks emocionesh që nuk i kam njohur deri tani. Më pagëzoi Zoti edhe mua me titullin baba…”, ka thënë Malësori.

Ai tutje ka treguar se si kanë vendosën për emrat e binjakëve.
Këngëtari ka thënë se ideja për emrat e fëmijëve ishte e bashkëshortes së tij. Ai gjithashtu ka folur edhe për kuptimin e emrave./21Media

Back to top button