Mali i Zi: Demarkacioni çështje e luftës politike në Kosovë

Darmanoviq u shpreh se Mali i Zi mund të pres derisa të vijë momenti i duhur

Minsitri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq lidhur me çështjen e Demarkacionit është shprehur se këtë nuk e shohin si pengesë dhe se kjo sipas tij katë bëjë me politikën e Kosovës.

Ai në një intervistë për DTW është shprehur se ata presin derisa të vijë momenti kur Kosova ta ratifikojë marrëveshjen për Demarkacionin.

”Ne nuk e shohim këtë çështje si një pengesë, sepse ne e kemi përfunduar këtë proces. Ne thjesht i kemi pranuar kufijtë nga koha e ish-Jugosllavisë. Këtë kufi e ka konfirmuar edhe një komision ndërkombëtar. Ne në Vjenë kemi nënshkruar një marrëveshje me Kosovën dhe kjo marrëveshje është miratuar në Parlamentin e Malit të Zi. Ky është një problem që ka të bëjë më shumë me luftën politike në Kosovë, me parlamentin e tyre, me luftën mes qeverisë dhe opozitës. Por ne besojmë se do të vijë momenti kur partitë politike në Kosovë të krijojnë shumicën e duhur për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Ne jemi të durueshëm dhe nuk kemi kurfarë problemi të presim deri sa të vijë momenti i duhur”, ka thënë  Darmanoviq për DTW./21Media

Back to top button