Mali i Zi i reagon Dodikut: Politikë e errët e shekullit të kaluar

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka reaguar deklaratës të presidentit të etnitetit të Bosnje e Hercegovina, Milorad Dodik, i cili  tha se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet”, duke pretenduar se kjo mund të bëhet “me masa politike, jo me luftë”.

Këto deklarata Dodik i bëri në një intervistë për shërbimin e propagandës ruse “Sputnik”, shërbim ky që është i ndaluar në Bashkim Europian. Dodik tha se  zgjidhja e vetme është bashkimi i “Republikës Srpska, Malit të Zi dhe Kosovës të bashkohen” në atë që ai e quan “Serbia e Madhe”,

Përmes reagimit Mali i Zi i ka rikujtuar që është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO-s, derisa i ka bërë  bërë thirrje  atij të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillen politikisht dhe të përgjegjshëm, në frymën e marrëdhënieve miqësore”.

Më tej në deklaratën e MPJ- malazeze thuhet se  vendi është i fokusuar në të ardhmen europiane dhe jo në ide retrograde, të cilat “jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni”.

“Nuk është hera e parë që e ardhmja e Malit të Zi është bërë objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon, dhe/ose me qëllim të dëmtimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivës europiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj ftojmë z. Dodik të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, thonë në MP.

Back to top button