Malisheva mposht Vushtrrinë, siguron një sezon tjetër në Superligën e Kosovës

Malisheva ka fituar ndeshjen e barazhit për Superligën e Kosovësndaj Vushtrrisë me rezultat 3 me 1. Rezultatin i pari e zhbllokoi Yoan Marc-Oliver, i cili pas një asistimi të Ronald Sobowale kalon Malishevën në epërsi prej 1:0.
Golin e dytë për malishevasit e realizoi Mërgim Pefqeli.
Pjesën e dytë e filloi më mirë Malisheva, ku edhe e gjen golin e tretë të ndeshjes përsëri përmes Mergim Pefqelit.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me këtë rezultat, Qëndrim Gashi nga Vushtrria arrin ta shënojë golin e nderit në ndeshje.
Po ashtu, ndeshja e sotme u karakterizua edhe me incidente nga tifozët, ku tifo-grupi “Forca” i Vushtrrisë fillon ta shqyejë rrejtën e golit dhe të dëmtojë ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti”./21Media

Back to top button