Malisheva regjistron fitoren e radhës

 
Ka përfunduar ndeshja mes Malishevës dhe Feronikelit me fitore të nikoqirëve, takim ky që ishte i vlefshëm për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës.
Malisheva e ka mposhtur sot skuadrën e Feronikelit me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Malishevën e shënoi mbrojtësi 21 vjeçar Donart Vitija në minutën e 64′.
Me tre pikët e reja, skuadra e Malishevës ngjitet në pozitën e dytë në tabelë, ku pas pesë xhirove ka arkëtuar 10 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Drenicës në vend të tretë.
Rezultati final i ndeshjes mes Malishevës e Feronikelit është 1:0 në favor të nikoqirëve.

Back to top button