Maloku: A ja vlen të VOTOHET tipi i deputetit INDIFERENT!

”Asnjëherë, në asnjë seancë parlamentare këtij lloj tipi të deputetëve, nuk iu është dëgjua zëri i tij, pra zëri i atyre që e kanë votuar”

Sociologu, Fadil Maloku duke komentuar për situatën politike në vend, tashmë në kohën e fushatës parazgjedhore ka shkruar për tipin e deputetit indiferent.

Ai përmes një postimi në facebook ka rënditur arsyet se pse nuk duhet të votohet ky lloj tipi i deputetëve duke shtuar se Kosovës nuk duhen tipe të deputetëve të tillë.

”A ja vlen të VOTOHET tipi i deputetit INDIFERENT! 1. Asnjëherë, në asnjë seancë parlamentare këtij lloj tipi të deputetëve, nuk iu është dëgjua zëri i tij, pra zëri i atyre që e kanë votuar. 2. Thënë më mirë, ky tip finok në shumicën e seancave vetëm ka bë gjumë dimri! 3. Edhe në momentet kur është rrezikuar identiteti shtetërorë dhe interesi kombëtar, kjo kastë deputetësh nuk është trazua fare! Bile, ka arritë me indiferencën e tiij të ruaj edhe “integritetin” dhe karrikën e vetë! Ruajtja e statusit të tillë, atij ia ka mundësuar që sërish të futet në listat e sivjetme votuese! KËSHILLË; Kosovës në periudhën që po hyjmë nuk i duhen më deputet e tillë! DEFINITIVISHT MOS I VOTONI!”, ka shkruar Maloku në facebook./21Media

Back to top button