Maloku: Nëse s’po mundemi me bo Kosovën shtet, ta bëjmë Shqipërinë Etnike!
Maloku ka paraqitur katër pika të bërjes së Shqipërisë Etnike
Profesori dhe sociologu, Fadil Maloku këtë herë ka shkruar për shtetbërjen e Kosovës dhe bërjen e Shqipërisë Etnike. Maloku përmes një postimi është shprehur se nëse nuk po mund të ”bëhet” Kosova shtet, atëherë të bëhet Shqipëria Etnike.
”1. Me rënien e murit të Berlinit, filloi mençurish bashkimi i dy Gjermanive, të ndara padrejtësisht pas luftës së dytë botërore!
2. Muajt e kaluar, BE-ne mori një vendim interesant! Ajo vendosi që pas BREXIT-it, Irlanda e Veriut (nëse bashkohet me Republikën e Irlandës!), me automatizëm të bëhet pjesë e BE!
3. Meqë Kosova, edhe më tej ka mbet si një lloj “alkatrazi” kolektiv, pra, ka pësuar vonesa evidente, si në kyçje të proceseve integruese të BE-ne, ashtu edhe në procesin e shtetndërtimit, sundimit të ligjit, luftimit të krimit e korrupsionit në institucione, atëherë, …nuk do ishte ide e keqe, që ajo ta shfrytëzoj “përvojën” dhe modelin e integrimit “made in germany dhe atë made in ireland”!
4. Problemi është se nëse BE-ane, e ka saktësisht të qartë rrugëtimin e saj, shkaku se edhe në “oborrin” e sajë, ka shumë dilema, hamendësime, dhe probleme të qartësimit, të dukjes dhe europiannizimit, për dekadat që po hyjmë!”, ka shkruar Maloku./21Media