Maloku: Partitë të fokusohen në zhvillim ekonomik dhe në përmirësimin e raportëve me aleatët

Politologu, Albinot Maloku, tha se partitë politike gjatë fushatës 12 ditore duhet të shpalosin idetë e tyre për zhvillimin ekonimik, rikthimin e raportëve të mira me aleatët, sidomos me SHBA-të, si dhe qëndrimet sa i përket procesit të dialogut në Bruksel.
Sipas tij, vullneti politik për krijim e një Qeverie stabile është thelbësor për realizimin e programeve.
‘’Partitë politike duhet të fokusohen në çështje që janë kruciale për vendin, zhvillimin ekonomik, rikthimi i raportëve me aleatët. Kur flasim për vullnetin politik ky është thelbësor. Nëse ka vullnet politik, sidomos i pari që del pas procesit zgjedhor konsiderojë se Kosovës do t’i jepet një stabilitet politik.”, tha Maloku./RTV21/21Media