Manchester City drejt titullit të katërt historik

Skuadra e Pep Guardiolës ndodhet para suksesit më të madh në historinë e klubit.
Futbollistët e Manchester City janë duke avancuar prej dy golash në përballjen e xhiros së fundit të kampionatit anglez.
Phil Foden shënoi një gol fantastik në minutën e dytë. Ai e nisi nga 20 metra dhe goditi me këmbën e majtë në krahun e majtë të portës së West Ham. City nuk mund ta imagjinonte një fillim më të mirë.
Foden shënoi sërish në minutën 18, pas asistimit të Doku i cili dërgoi topin nga e majta dhe lojtari më i mirë i Premier ligës fillimisht gjuajti me këmbën e majtë për të shënuar golin e 19-të sezonal.
Për Cityn ky do të jetë titulli i katër i fituar radhazi në historinë e Premier ligës angleze.