Manchester United 50 milionë për yllin e Dortmundit

Borussia Dortmund është një klub i stërmbushur me talentë të rinj

Këtë po e monitoron edhe Manchester United, më saktë një nga yjet e rinj të Dortmundit që ka arritur të tregojë aftësitë e tij në një klub të madh evropian ende pa mbushur 20 vjet.

Sipas The Sun Jose Mourinho është duke përgaditur 50 milionë funte për yllin francez Ousmane Dembele, shkruan rtv21.tv.

19 vjeçari ka refuzuar interesimin e Chelseas dhe Arsenalit në vitin 2016 për të kaluar në Gjermani, mirëpo Djajtë e Kuq janë në gjëndje të tentojnë blerjen e tij në verën e këtij viti./21Media

Back to top button