Manchester United i bashkohet garës për Lewandowskin

Manchester United është gati të hyjë në garë për yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski sipas Sun.
Lewandowskit mund t’i ofrohet një kontratë e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, rreth 400,000funte në javë, ndërsa Bayern do të merrte deri në 20 milionë funte (25 milionë dollarë) për 33-vjeçarin.
Ditë më parë, ylli 33 vjeçar konfirmoi se do të largohet nga Bayern.
“Diçka vdiq brenda meje”, u shpreh ai.
Ndërkohë që në garë për shërbimet e Lewandowskit është edhe Barcelona, e për këtë të fundit Karl-Heinz Rummenigge kishte vënë në pikëpyetje nëse mund t’i ofrojë 33 vjeçarit më shumë se Bayerni./21Media

Back to top button