Manchester United mposhtet nga Wolverhampton

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 21-të e Premier Ligës angleze ndërmjet Manchester Unitedit dhe Wolverhampton, ku ky i fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota në stadiumin “Old Trafford”.
Skuadra e Wolverhampton e ka mposhtur si mysafirë me rezultat minimal 1:0 Manchester Unitedin.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Wolves e ka shënuar mesfushori portugez, Joao Moutinho, i cili ia ka siguruar pikët e plota “Ujqërve” në minutën e 82’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, skuadra e Wolverhampton ngjitet në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 28 pikë, tre sosh më pak se kundërshtari i sotëm, Manchester United, që zë vendin e shtatë në tabelë.

Back to top button