Manchester United nis diskutimet për t’i siguruar shërbimet e Antony

Klubi i Premier Ligës ka nisur diskutimet jozyrtare për lëvizjen e 22 vjeçarit, Antony, por deri më tani nuk është dorëzuar asnjë ofertë në Ajax.
Erik Ten Hag dëshiron të shtojë një sulm pasi humbi Edinson Cavanin e Jesse Lingardin në verë. Ndërsa, Mason Greenëood vazhdon të jetë i padisponueshëm.
Antony e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet ish-menaxherit të tij në Old Trafford.
Sulmuesi ka një marrëdhënie të fortë me Ten Hag pasi dyshja punuan së bashku në Ajax, duke fituar dy tituj të Eredivisie dhe kupën holandeze.
Menaxheri i ri mbetet një admirues i madh i Antony dhe e identifikoi atë si një objektiv gjatë një samiti transferimi me drejtorin e futbollit, John Murtough në Amsterdam muajin e kaluar.
Darwin Nunez ishte një tjetër objektiv i diskutuar, por Man Utd u tërhoq nga një lëvizje për uruguaianin i cili ka nënshkruar për Liverpoolin në një marrëveshje që mund të kushtojë 85 milionë funte.
Ndërsa burimet e Man Utd këmbëngulin se ata nuk donin të përfshiheshin në një luftë ofertash me rivalin e tyre të ashpër, kuptohet gjithashtu se Nunez e kishte zemrën të vendosur në Anfield.
Preferenca e Antony-t këtë verë është një lëvizje te Man Utd, të cilët gjithashtu duhet të bindin Frenkie de Jong se ai duhet të shkëmbejë Barcelonën me Mançesterin./21Media

Back to top button