Manchester United nuk aktivizon klauzolën për Amrabat

Manchester United nuk do të aktivizojë një klauzolë prej 20 milionë eurosh për mesfushorin Sofjan Amrabat, raporton Fabrizio Romano.

Marokeni i lindur në Utrecht, është lojtar i Fiorentinës dhe sezonin e kaluar e kaloi në skuadrën nga Old Trafford.

Megjithatë, Djajtë e Kuq janë gati të negociojnë me 27-vjeçarin Amrabat për qëndrimin e tij në klub dhe se menaxheri Erik ten Haag është i kënaqur me performancën e tij.

Amrabat u rrit në Utrecht, ku filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2014, dhe u largua në Feyenoord në 2017 dhe qëndroi për një sezon. Ai e kaloi vitin 2018 në Bruges, të cilët e dërguan në huazim te Verona më 2019 dhe nënshkroi për Fiorentinën më 2020.

Mesfushori mbrojtës u dallua veçanërisht me një lojë të shkëlqyer në Kupën e Botës në Katar, kur Maroku u bë vendi i parë afrikan në gjysmëfinale të Botërorit. 

Sezonin e kaluar, ai luajti 21 ndeshje në Premier Ligë, dhe dy në Kupën FA dhe Kupën e Ligës.
Back to top button