Mancini: Jam krejtësisht i relaksuar, ja si mendojmë ta mposhtim Anglinë

 
Roberto Mancini është çuditërisht i relaksuar përpara finales së Euro 2020 dhe shpreson që teknika e Italisë mund të fitojë kundër fizikalitetit të Anglisë.
Ndeshja zhvillohet të dielën në stadiumin “Wembley” me fillim nga ora 21:00.
“Unë nuk ndjehem nën presion. Unë mund të ndihem ndryshe nesër … ”, buzëqeshi trajneri i Italisë në konferencën e tij për shtyp.
“Ne synojmë të argëtohemi, sigurisht, por gjithashtu shpresoj se mund të jemi thelbësorë. Nuk ka qenë e lehtë, kemi bërë mirë që kemi arritur këtu dhe nevojitet vetëm edhe një shtytje që pastaj të shkojmë të gjithë në pushime”.
“Azzurrët” luftuan kundër Spanjës në gjysmëfinale, duke fituar vetëm në penallti, dhe për herë të parë lejoi që kundërshtarët të mbizotëronin në zotërimin e topit.
“Ne kishim dashur të luanim stilin tonë të futbollit edhe kundër Spanjës, ata thjesht bënë mirë që na kufizuan. Identiteti ynë na solli deri këtu, ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë tani”, tha Mancini.
“Anglia është fizikisht më e fortë se ne në të gjithë fushën, jo vetëm në mesfushë, por futbolli luhet me topin në këmbë, kështu që ne shpresojmë që teknika të mund të fitojë”.
“Ajo që duhet të bëjë Italia është të qëndrojë e qetë. Është e vështirë, për shumë arsye, por ne duhet të jemi të përqendruar në futbollin tonë dhe ta kuptojmë se është pengesa e fundit. Ne duam të kënaqemi edhe 90 minuta më shumë ”, tha në fund ai.

Back to top button