Mandl bën thirrje për heqje të masave ndaj Kosovës

Bashkëkryesuesi i Komisionit parlamentar për stabilizim-asociim BE – Kosovë, Lukas Mandl, ka bërë thirrje për heqje të masave ndaj Kosovës.

Në fjalën e tij hyrëse në takimin e 11-të i Komisionit që është mbajtur në Prishtinë, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymën e mirëbesimit për arritje të një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve.

“Ky takim sot zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE. Kosova ka përjetuar dy ngjarje shokuese, dhuna në fund të majit dhe sulmi terrorist në shtator. PE-ja ka dënuar përdorimin e dhunës. Sipas meje dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymë e mirëbesimit për të arritur një marrëveshje të normalizimit. Ftoj që të ketë zbatim të plote te marrëveshjes së dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme”, është shprehur Mandl.

Back to top button