Mandl: Pas negociatave të djeshme, mbetët rrugë e gjatë për të bërë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl sot ka takuar zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi si dhe ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajramin.
Në një postim në Twitter Mandl, ka thënë se, pas negociatave të djeshme, ende mbetët një rrugë e gjatë për bërë.
Ai ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, zyrtarët e saj dhe partitë për durimin e tyre.
‘‘Pas negociatave të djeshme: Një bisedë e shpejt, herët në mëngjes me Besnik Bislimi, Agron Bajrami. Mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë. Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre’, ka shkruar Mandl./21Media

Back to top button