Manifesta 14 bën thirrje për projekte kulturore

Bienalja Nomade Evropiane, me Komunën e Prishtinës si bashkë organizatore e “Manifesta 14 Prishtina”, një program 100 ditor i ngjarjeve dhe punëtorive artistike dhe ndërhyrjeve urbane mbahet nga data 22-30 tetor 2022.
Për edicionin e parë në Ballkanin Perëndimor, “Manifesta 14 Prishtina” po zhvillon një program të qëndrueshëm që përmban jo vetëm një numër të madh ndërhyrjesh dhe ekspozitash të kuruara, por gjithashtu funksionon si një forum ndërdisiplinor evropian që heton dhe katalizon ndryshimet pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore.
Nën drejtimin artistik të Ndërmjetësueses Kreative, Catherine Nichols koncepti kuratorial e pozicionon rrëfimin e tregimeve si një strategji vendimtare të mbijetesës.
Përmes rrëfimit të tregimeve të ndryshme, bienalja synon të bëhet një platformë gjithëpërfshirëse dhe e larmishme ku hierarkitë dhe kufijtë zhduken.
“Manifesta 14 Prishtina” do të përzgjedhë tregime/projekte që trajtojnë dhe vijnë nga kultura e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Në kuadër të programit të “Manifesta 14 Prishtina”, nuk do të ketë dallim ndërmjet pjesëmarrësve ndërkombëtarë dhe vendorë, por tregime që eksplorojnë lokacione, vende dhe histori të ndryshme të qytetit të Prishtinës dhe që do të jenë pjesë e integruar e programit të kuruar.
Në janar 2022, një juri do të përzgjedhë maksimum 15 projekte nga propozimet e paraqitura. Projektet e përzgjedhura do të zhvillohen nën drejtimin kuratorial të Ndërmjetësueses Kreative./21Media

Back to top button