Manifesta 14 vjen në kryeqytet, veç katër ditë larg eventit të hapjes

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në hapjen e edicionit të 14-të të Manifesta.
Programi i gjerë i këtij edicioni i Bienales Nomade Evropiane shtrihet në gjithë Prishtinën.
Përgjatë programit 100-ditor, Manifesta 14 do të paraqesë punime të artit bashkëkohor, ngjarje kulturore, zhvillime eko-urbane dhe hulumtime ndërdisiplinore në 25 hapësira në kryeqytet.
Në hapjen e madhe më 22 korrik do të mbahen fjalime dhe perfomanca muzikore live.
Të gjitha hapësirat e Manifesta 14 Prishtina do të hapen për publikun prej orës 10:00, ditën e shtunë, më datë 23 korrik dhe hyrja është falas për të gjithë. /21Media

Back to top button