Mantelbardhët pezullojnë grevën

Mantelbardhët nuk do të hyjë në grevë, ashtu siç kishin paralajmëruar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Federata Sindikale e Shëndetësisë (FSSHK).
“FSSHK kishte shpresuar që buxheti për vitin 2022 do të votohet me datë 22 Dhjetor 2021 andaj edhe ka kërkuar që të zhvillojë takime me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Punëve të brendshme dhe administratës, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Komisioni Parlamentar për buxhet dhe financa, pasi që buxheti votohet sot edhe njëherë në interes të pacientëve e PEZULLON këtë Grevë të Përgjithshme”, thuhet në përgjigjen e FSSHK-së për portalin rtv21.tv.
FSSHK ka njoftuar se të hënën do të takohen me Ministrin e Shëndetësisë, ndërsa të martën me Komisioni për Shëndetësi dhe si thonë ata presin të takohen edhe me Kryeministrin, Albin Kurti.
“Gjatë këtyre takimeve FSSHK para Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi dhe anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi do të shpalos edhe njëherë kërkesat për miratimin e Ligjit të Pagave dhe kërkesën për rritje të pagave prej 50% për të gjithë të punësuarit në institucione publike shëndetësore”, ka thënë FSSHK..
Megjithatë, FSSHK ka thënë se me këtë vendim nuk ka tërheqje nga greva, por vetëm pezullim të përkohshëm, siç thotë FSSHK “ nuk dëshirojmë t’i lëmë pacientët ashtu siq po na lë neve Qeveria”.
Këshilli Drejtues i FSSHK-së kishte paralajmëruar se më 21.12.2021 do të mbante Grevë të Përgjithshme 24(njëzetekatër) orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore./21Media

Back to top button