Maqedonci: Dronët përdoren për vëzhgim të ushtrisë brenda territorit të Kosovës, asnjëherë të ndonjë ushtrie jashtë saj

(Lajm i përditësuar)
Maqedonci i përgjigjet Vuçiqit: Kosova ka kapaictete për të mbrojtur integritetin territorial

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 tha se Kosova ka ndërtuar kapacitete për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, por asnjëherë për të cenuar sigurinë e një vendi tjetër.
“Duhet theksuar një fakt, që në vitin 2022 po presidenti Vuçiq pati deklaruar që Kosova nuk ka asnjë kapacitet ushtarak dhe Serbinë mund ta sulmojë vetëm me mushkonja. Kurse në vitin 2023 ka shfaqur shqetësime se Kosova po bëhet kërcënim për Serbinë dhe kjo normalisht pasi që ne kemi ndërtuar kapacitete jemi duke blerë sisteme të armatimit, por asnjëherë për të cenuar sigurinë dhe sovranitetin e ndonjë vendi, por gjithmonë për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”, tha Maqedonci./RTV21/21Media
Maqedonci: Dronët përdoren për vëzhgim të ushtrisë brenda territorit të Kosovës, asnjëherë të ndonjë ushtrie jashtë saj

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 u shpreh se qëllimi i përdorimit të dronëve Bajraktar është që të krijohet mundësi për vëzhgim të ushtrisë brenda territorit të Kosovës dhe asnjëherë të ndonjë ushtrie jashtë territorit të saj.
“Kemi një njësi që drejton fluturaket pa pilot, në këtë rast Bajraktarët TB2, normalisht që ne operojmë, testojmë dhe trajnohemi me dronët Bjraktar por edhe me paisjet e tjera. Qëllimi i operimit është që të krijojmë mundësi për vëzhgim të territorit të vendit tonë normalisht edhe kërcënimeve dhe rreziqeve që i kanosen territorit të vendit tonë pa synuar asnjëherë që të vëzhgojmë apo koordinojmë vëzhgim të bazave të ndonjë ushtrie jashtë Republikës së Kosovës. Po normalisht ne kemi edhe struktura të inteligjencës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që grumbullojnë informacione dhe ne nuk neglizhojmë informacionet që vijnë për pozicionim të forcave për rreth kufirit. Dihet që deri tani janë 48 baza të identifikuara të Ushtrisë dhe Xhandarmërisë Serbe për rreth brezit kufitar me Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci./RTV21/21Media
Maqedonci: Jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe kërcënim i cili paraqitet në vendit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 tha se ne jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe kërcënim i cili paraqitet në vendin tonë
“Ne jemi duke ndërtuar kapacitete e Forcës së Sigurisë së Kosovës pra Ministria e Mbrojtjes mbështetë ndërtimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të realizuar tri detyrat kyqe të saj, mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e vendit, mbështetjen ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare. Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës po përgatitet, trajnohet dhe pajiset për të qenë të gatshëm që të kryejnë këto tri detyra kyqe të misionit të saj. Dhe mund të them me përgjegjësi të plotë se ne jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe kërcënim i cili paraqitet në vendin tonë./RTV21/21Media
Maqedonci: Ne nuk e frikësojmë askënd dhe nuk frikësohemi

Ministri Ejup Maqerdonci në një intervistë për RTV21 tha se ne nuk e frikësojmë askënd, ne nuk frikësohemi, qëndrojmë të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo kërcënim.
“Ne nuk e frikësojmë askënd, ne nuk frikësohemi, qëndrojmë të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo kërcënim dhe rrezik. Edhe më 24 shtator institucionet tona dëshmuan se janë mjaftueshëm profesionale për të mposhtur sulme të tilla. Ne qëndrojmë të koordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare në këtë rast me KFOR-in për çdo veprim, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit mirëpo është detyrë e institucioneve të Kosovës që të informojnë qytetarët edhe për të mirat por edhe për rreziqet që mund ta kërcënojnë vendin tonë”, tha Maqedonci për RTV21./RTV21/21Media
Maqedonci: Rreziku për sulme të reja është prezent derisa Radojiçiq është i lirë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë ekskluzive për RTV21 ka ngritur shqetësim se Kosova mund të përballet me një sulm tjetër në veri të vendit nga grupet serbe që po përgatiten në Serbi.
Sipas tij, plani i këtyre grupeve është aneksimi i veriut të vendit. Por, tha se institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe ushtrinë e vendit janë në gjendje gatishmëri për çdo sulm që mund të vijë nga Serbia.
Maqedonci tha se thelbi i gjithë rrezikut për sigurinë dhe stabilitetit qëndron në synimet politike dhe hegjomoniste të Serbisë me gjithë fqinjtë e veçanarisht Kosovën pra gjithmonë thelbi është politik.
“Pozicionimi i shumtë trupave, mbi 70% e gjithë forcës ushtarake të Serbisë është e pozicionuar në jug të terrritorit Serbisë jo shumë larg e kufirit me Republikën e Kosovës”, tha ai./RTV21/21Media
Maqedonci: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 tha se Kosova ka bërë hapa të mëdhënjë në përafrimin drejt NATO-s.
“Së pari si vend demokratik që është edhe parakushti themelor, Kosova e plotëson parimin bazë të gjitha vendeve të NATO-s si vend demokrati. Vend që iu ka vlerësuar demokracia dhe normalishit është edhe vetë shtetndëritmi i Kosovës është në mbështetjen që e kemi pasur nga vendet e NATO-s dhe vendet perëndimore pra në aspektin politik, kushtetues dhe formësimit si shtet ne kemi bërë hapa të jashtëzakonshme në përafrimin e vendit në NATO”, i tha ai rtv21 duke shtuar se edhe në aspektin e mbrojtjes, Kosova ka ndërtuar një forcë e cila është e ndërtuar në përputhje me standartet e NATO-s.
Maqedonci shtoi se Kosova të gjitha blerjet e sistemit të armatimit të FSK-se bëhen nga vendet e NATO-s.
I pari i Mbrojtjes tha se Kosova mund të bëhet pjesë e NATO-s edhe pa qenë pjesë e organizmit të partneritetit për paqe. Pasi që sipas tij partneriteti për paqe ka qenë fazë tranzitore për vendet komuniste para se të bëheshin pjesë e NATO-s.
Maqedonci theksoi se stagnimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO vjen edhe si pasojë e vendeve mosnjohëse.
Mirëpo, sipas tij mospajtimet e Qeverisë me ShBA-të nuk ndikojnë në anëtarësimin e NATO-s./RTV21/21Media