Maqedonci për Shqipërinë: Bashkëpunimi ynë në mbrojtje po rritet dhe forcohet çdo ditë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, me një komb, familje, zemër, dhe një qëllim.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedoni u shpreh se siguria e Kosovës me Shqipërinë është e përbashkët duke e përmendur edhe të ardhmen e tyre.

“Sonte pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të marr pjesë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 113 vjetorin e Pavarësisë. Në momente të tilla, kur jemi të gjithë bashkë nën një flamur e një histori, zemra më mbushet me një emocion të veçantë. Kjo ndjenjë e bashkimit dhe krenarisë kombëtare është diçka që e përjetoj me shpirt. Si ministër, më gëzon jashtëzakonisht fakti që bashkëpunimi ynë në mbrojtje po rritet e forcohet çdo ditë. E ndiej personalisht përgjegjësinë dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi sepse siguria jonë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja jonë. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete por janë një komb, një familje, një zemër, një qëllim. Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Maqedonci./21Media

Back to top button