Maqedonci: QNTKSH po e shndërrojmë në qendër trajnimi të klasës botërore

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) po realizon trajnimin e brendshëm për “Kërkim-shpëtim në kushte dimërore – Ski”.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka parë sot nga afër zhvillimin e aktiviteteve gjatë trajnimit të QNKTSH-së.

Ai gjatë takimit me pjesëtarë të kësaj qendre, tha se skijimi bazik dhe i avancuar, kërkimi, trajtimi dhe evakuimi i viktimave nga zonat malore në kushte dimërore, organizimi dhe ekzekutimi i operacioneve në raste orteku, si dhe evakuimi i personave te ngujuar janë disa nga shkathtësitë që do të trajnohen ushtarakët.

“Ngritja e kapaciteteve, edukimi dhe trajnimet e vazhdueshme, QNTKSH po e bëjnë qendër trajnimi të klasës botërore”, u shpreh ministri Maqedonci.

Back to top button