Maqedonci takohet me Banduanin, disktuojnë rreth sigurisë në regjional dhe global

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni njoftoi se sot priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Banduani.

“Diskutuam rreth situatës së sigurisë në nivel nivel regjional dhe global.

Vlerësuam si shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK, KFOR-it dhe Policisë, “Golden Sabre 25”, organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet nesh.

Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.”, shkroi Maqedonci në Facebook./21Media

Back to top button