Maqedoni, mësimi online edhe në gjysmëvjetorin e dytë!

 

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut me mësim online edhe në gjysmëvjetorin e dytë. Modeli hibrid i mësimit do të vazhdojë njëjtë si në gjysmëvjetorin e parë, me prani fizike për nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e tretë, dhe me mësim online për klasat më të larta, tha sot ministrja e arsimit Milla Carovska. Sipas saj, modeli i ri u tregua si i suksesshëm dhe i sigurt. Ajo shtoi se në të ardhmen mësimi duhet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë duke theksuar se duhet të kemi kujdes në mbajtjen e numrit të ulët të të infektuarve me Covid 19.

“Mendoj se edhe mësimdhënësit edhe prindërit edhe nxënësit i janë përshtatur sistemit të ri të mësimit i cili u zhvillua në vazhdimësi andaj tani për tani mbetemi në këtë qëndrim”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Nëse në të ardhmen ka ndonjë ndryshim radikal, tha Carovska, atëherë në mënyrë shtesë do të vendos Komisioni për sëmundje ngjitëse, MSH dhe MASH. Pas mbajtjes së online takimit me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme nga gjithë vendi në lidhje me mbajtjen e mësimit në gjysmëvjetorin e parë, të njëjtët kanë theksuar se edhe në fillim të vitit shkollor rezistenca kundër online mësimit ka qenë e madhe, megjithatë modeli hibrid e ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Në lidhje me paralajmërimet për konceptin e ri arsimor në arsim dhe kualifikimet se Ministrja është e vetme në këtë ide, përkundër ekspertëve dhe opinionit akademik, Carovska thekson se procesi nuk do të jetë radikal dhe i shpejtë, por në të do të marrin pjesë të gjithë palët.

“Nuk jam vetëm, duhet ta theksoj se pjesa më e madhe e opinionit akademik dhe mësimdhënësit qëndrojnë pas konceptit. Por, nuk do të ishte e pritshme në shoqërinë të ndodh ndonjë reformë aq e madhe pa pasur debat dhe qëndrime të kundërta”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Koncepti për arsim fillor është obligim ligjor i MASH thotë Carovska. Në linjën e njëjtë është edhe kryeministri, Zoran Zaev. Thotë se reformat në arsim fillorë janë të domosdoshme dhe andaj duhet të ketë debat që të arrihet deri te modeli më i mirë. Ne nuk kemi qëllime të këqija, shton Zaev.

“Ka qëllime të mira dhe sigurisht janë të gatshëm t’i dëgjojnë të gjithë. Së pari të gjithë ta kuptojmë se do të ketë debat. Do t’i dëgjojmë të gjithë palët, të gjithë ekspertët nga të gjithë sferat duke përfshirë edhe prindërit dhe fëmijët”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Me konceptin e ri për arsim fillor asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë, është decide Carovska./21Media

Back to top button