Maqedonia e Veriut feston 31 vjetorin e pavarësisë

Këto fjalë me të cilat Presidenti i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov ua uroi qytetarëve vendimin për pavarësi, mbetën të gdhendura në historinë si një datë e rëndësishme për shtetin, pas çka ishte shpallur pavarësia e Republikës, e cila deri atëherë ishte në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).

Më 8 shtator të vitit 1991 “pro” formimit të një shteti të pavarur dhe të lirë votuan mbi 95% nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që dolën në referendum. Referendumi është mbajtur në kushte jashtëzakonisht të vështira sepse në Jugosllavinë e atëhershme ishte nisur procesi i shkëputjes, por kishte edhe lufta mes republikave. Armata Popullore Jugosllave ishte e pranishme në Maqedoni me formacione të përforcuara dhe ushtrohej trysni ndaj udhëheqësisë së atëhershme shtetërore dhe politike që të mos braktiset Jugosllavia.
Udhëheqësia e atëhershme e Gligorovit u njoftua se largimi i armatës jugosllave nga kazermat maqedonase ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident.
Hapat e rëndësishëm për caktimin e pavarësisë ishin miratimi i Kushtetutës së re të Maqedonisë në Kuvend më 17 nëntor të vitit 1991, vendosja e denarit si valutë e Republikës së Maqedonisë më 26 prill 1992 dhe formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Subjektiviteti juridik-ndërkombëtar i shtetit përfundimisht ishte caktuar më 8 prill 1993 kur Maqedonia me aklamacion në Kuvendin e përgjithshëm të Kombeve të bashkuara ishte pranuar si anëtare e 181-të e plotfuqishme e Organizatës botërore.
Këto tre dekadat e  pavarësisë së vendit kaluan me shumë vështirësi, si inflacioni treshifror që nga fillimi i viteve 90-ta. Kriza e Kosovës me refugjatë, embargoja greke, vetoja disadekadëshe si dhe konflikti në 2001.
Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, ndodhi atentati ndaj presidentit të parë Kiro Gligorov. Ai shpëtoi megjithatë jetën e humbi vozitësi i tij.
Në shkurt të vitit 2004, në fatkeqësi ajrore afër Mostarit, Bosnjë e Hercegovinë, jetën e humbi presidenti i dytë i Maqedonisë së pavarur, Boris Trajkovski.
Vitet e pavarësisë së shtetit i shënuan tre marrëveshje të rëndësishme, Marrëveshja e Ohrit e cila i dha fund konfliktit ushtarak. Marrëveshja e Prespës me të cilën u ndryshua emri i shtetit, dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë pas së cilës disa çështje mbeten të hapura.
Nga viti i kaluar Maqedonia edhe zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s, ndërsa sivjet vendi i nisi negociatat me BE, të cilat nga ana tjetër, janë kushtëzuar me futjen e bullgarëve në Kushtetutë./TV21

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button