Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Osmani theksoi se përveç NATO-s, RMV-ja ofron mbështetje për faktorizim të Kosovës në çdo sferë ndërkombëtare.
“Absolutisht ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës në NATO, Kombet e Bashkuara, në BE. Etablimin ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Pa asnjë dyshim. Ne jemi të gatshëm Kosovës t’i ndihmojmë në plotësimin e kritereve për anëtarësim në NATO”, deklaroi mes tjerash Osmani./21Media

Back to top button