Maqedonia kërkon ekspertë nga vendet e BE-së për të hetuar shkaqet e zjarrit në Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot për media bëri të ditur se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, janë dakorduar që të kërkojnë ndihmë nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nga shtetet anëtare të NATO-s për të sjellë ekspertë për të hetuar shkaqet e zjarrit në Tetovë, transmeton TV21.
Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave theksuan se nga zjarri i shpërthyer në Covid-Qendrën në Tetovë, jetën e humbën 14 pacientë.
“Ministria e Shëndetësisë, informon se në zjarrin që shpërtheu në Covid-Qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. Në Covid-Qendrën në kohën kur ka shpërthyer zjarri ka pasur 26 pacientë, 12 pacientët e tjerë po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga personeli mjekësor, disa me lëndime të lehta”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë”, transmeton TV21./21Media

Back to top button