Marc Bartra do të largohet nga Real Betisi
Gjatë kësaj merkato u përhapën zëra për një largim të mundshëm të spanjollit nga Betisi.
Së fundmi ishte trajneri i ekipit, Manuel Pellegrini e ka konfirmuar se Bartra ka kërkuar të largohet.
“Ne kemi pasur disa diskutime dhe Marc ka vendosur të largohet nga ekipi”, tha ai.
Trabzonspor po shihet si klubi i radhës për qendërmbrojtësin.