Maria Ressa: Mediat sociale janë ‘llum toksik’

Gazetarja filipinase Maria Ressa,një nga fituesit e çmimit Nobel të Paqes për sivjet, ka sulmuar kompanitë amerikane të internetit për atë që ajo e quajti një “përmbytje e llumit toksik” në mediat sociale.
Gjatë fjalimit të saj të pranimit në Norvegji, gazetarja filipinase Maria Ressa tha se gjigantët e teknologjisë kishin “lejuar që një virus gënjeshtër të infektonte secilin prej nesh”.
Zonja Ressa, bashkëthemeluese e faqes së lajmeve Rappler, akuzoi faqet si Facebook për përfitime nga përhapja e urrejtjes.
Ajo vazhdoi të akuzonte gjigantët amerikanë të internetit se ishin “të njëanshëm kundër fakteve dhe gazetarëve” dhe se përdorin “fuqinë e tyre si Zoti” për të mbjellë ndarje.
“Nevoja jonë më e madhe sot është të transformojmë atë urrejtje dhe dhunë, llumin toksik që rrjedh nëpër ekosistemin tonë të informacionit,” tha ajo.
Kompania mëmë e Facebook, Meta, kohët e fundit njoftoi se po prezantonte veçori të reja për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll mbi atë që shfaqet në burimet e tyre të lajmeve. Rrjeti social ka qenë nën një shqyrtim intensiv vitet e fundit për mënyrën sesi algoritmet e tij promovojnë përmbajtjen, njofton në një shkrim më të gjatē BBC. /E.D-21Media

Back to top button