Marigona dhe Robini po planifikojnë dasmë të madhe

Boksieri, Robin Krasniqi dhe modelja, Marigona Krasniqi ka kohë që e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Mirëpo tani çifti janë duke menduar të realizojnë një dasmë të madhe.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar modelja, Marigona e cila ka treguar se dasma do të realizohet shumë shpejtë, ndërsa datën dhe vendin nuk e ka zbuluar duke e lënë surprizë për të gjithë.
”Jemi në planifikim të dasmës, do të realizohet shumë shpejt dhe do të jetë dasmë e madhe, jo vetëm rrethi i ngushtë”, ka thënë Marigona për rtv21.tv.

Një muaj më parë çifti e kanë zbuluar lidhjen e tyre për të gjithë ndjekësit.
Robin dhe Marigona dukeshin të lumtur e të buzëqeshur krahë njëri-tjetrit./21Media


Back to top button