Marine Le Pen kërkoi largimin e flamurit të BE-së

Gjatë një interviste për televizionin TF1

Kandidatja e ekstremit të djathtë për President të Francës, Marine Le Pen, para fillimit të një programi televiziv, në të cilin ajo ishte pjesëmarrëse, kërkoi largimin nga studioja të flamurit të Bashkimit Evropian, i cili ishte vendosur afër flamurit të Francës, shkruan rtv21.tv

Drejtori i kanalit televiziv TF1, Zhill Bulo, tha se Le Pen para fillimit të transmetimit kishte kërkuar largimin e flamurit të unionit, duke thënë se ajo dëshiron të bëhet Presidente e Francës, e jo e Komisionit të Evropës.

Le Pen edhe më herët kishte kërkuar largimin e flamurit të Bashkimit Evropian nga institucionet zyrtare në Francë.

Në Francë të dielën, më 23 prill, do të zhvillohet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin qytetarët francezë do të mund të votojnë për 11 kandidatë në garë.

Në rast se asnjëri prej 11 kandidatëve nuk fiton numrin e nevojshëm të votave në rrethin e parë, rrethi i dytë do të zhvillohet më 11 maj dhe në të do të kualifikohen dy kandidatët që marrin numrin më të madh të votave në rrethin e parë. Si favorit për tu kualifikuar në rrethin e dytë konsiderohen Le Pen dhe rivali i saj i qendrës, Emanuel Makron./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button