“Mariupoli po goditet nga 50 deri në 100 sulme në ditë”

Mariupoli po goditet nga 50 deri në 100 predha artilerie çdo ditë, sipas këshillit të qytetit të rrethuar ukrainas.
“Qyteti ka qenë nën bllokadë për gjashtëmbëdhjetë ditë, më shumë se 350,000 banorë të Mariupolit vazhdojnë të fshihen në strehimore dhe bodrume nga bombardimet e vazhdueshme nga forcat pushtuese ruse”, u bë e ditur në një deklaratë të këshillit të qytetit, shkruan CNN.

Sipas deklaratës, rreth 80% e stokut të banesave të qytetit është goditur, pothuajse 30% e të cilave nuk mund të restaurohen./21Media

Back to top button