Mariupoli rrezikohet nga shpërthimi i kolerës

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, thotë se kushtet shëndetësore në qytetin e pushtuar ukrainas po përkeqësohen.
Serhiy Orlov, i tha BBC-së se 100,000 banorë në qytet janë në rrezik të rritjes të sëmundjeve, duke përfshirë kolerën.
“Ne mendojmë se është absolutisht e mundur me të gjitha këto kushte, një sistem sanitar të centralizuar të ujit që nuk funksionon, shumë kufoma fatkeqësisht në rrënoja dhe mungesë ndihme mjekësore në qytet për momentin”, tha ai.
Sipas Orlov Rusia po bllokon çdo përpjekje të administratës ukrainase për të ofruar ndihmë humanitare.
”Atje nuk punon asnjë organizatë humanitare, Kryqi i Kuq, Organizata Botërore e Shëndetësisë apo Kombet e Bashkuara. Pra, qytetarët tanë marrin pak ndihmë humanitare nga pushtuesit rusë, por është shumë pak në vlerësimin tonë, është 1/10 e sasisë së nevojshme të ushqimit dhe ujit. Së bashku me përfundimin e rezervave të tyre të ushqimit, rezervave të tyre të parave, është një krizë humanitare për momentin”, tha Orlov./21Media

Back to top button