Marku mposht meksikanin Ramirez për titullin e kategorisë WBC
Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte ka arritur që ta regjistrojë fitoren e radhës në karrierën e tij si boksier.
Ai e ka mposhtur në “Air Albania” në Shqipëri boksierin meksikan, Miguel Ramirez pas dhjetë raundeve të zhvilluara.
Lufta e vlefshme për kategorinë WBC ka qenë e ashpër që nga raundi i parë. Marku e ka nisur më mirë duelin, sidomos deri në pesë raundet e para, por më pas Ramirez ka treguar qëndrueshmëri më të madhe.
Meksikani është treguar shumë i ashpër sidomos në raundin e tetë me disa goditje të fuqishme drejt Florian Markut, por ky i fundit ka arritur që ta rikthejë luftën në favorin e tij dhe kështu ka marrë fitore të madhe në këtë luftë për të cilën është përgatitur për muaj me radhë.
Karriera e Florian Markut si boksier është e jashtëzakonshme dhe po vazhdon me hapa të mëdhenj drejt suksese të tjera.