“Marrëveshja e Ohrit nuk gjen zbatimin e plotë”

I dërguari amerikan Gabriel Escobar, gjatë raportimit para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit e cila, sipas tij, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar një marrëdhënie paqësore dhe hapë derën për një integrim më të madh evropian.

“Ne kemi tentuar vazhdimisht t’i shtyjmë të dyja palët që të veprojnë, dhe në kthim kemi parë disa seri të përshkallëzimit të situatës. Pozicioni ynë është se marrëveshja do të mund të zbatohej menjëherë pas arritjes së pajtueshmërisë. Secila palë është dashur të hartojë rrugën sesi do ta zbatonte atë”.

Por në Kosovë thonë se Qeveria është zotuar në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizim të raporteve me Serbinë. Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, tha se Serbia nuk duhet të vendos kushtëzime në zbatimin e saj.

‘’marrëveshja bazike duhe të zbatohen pa kushtëzime….duhet të shkohet drepërdrejtë në sekunenci…”

Faktori ndërkombëtar ia ka bërë me dije Qeverisë Kurti obligimin që rrjedhë nga marrëveshja e Ohrit për themelimin e Asociacionit.
Në Kongresin Amerikan Escobar tha se SHBA-ja ka garantuar se Asociacioni nuk duhet të jetë kundër kushtetutës së Kosovës.

‘’Një prej arsyeve pse e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që të vazhdojë përpara me themelimin e Asociacionit është edhe mbështetja amerikane në një mënyrë që siguron se ky Asociacion të mos shkelë Kushtetutën, strukturën juridike apo funksionalitetin e shtetit’’.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se Qeveria ka i adresuar të gjitha obligimet e marrëveshjes përfshirë edhe Ascicacionin.‘’gjithcka që është në obligim të Qeverisë është deleguar…është më rendësi që të ecim përpara që të mos kemi bllokada…”

Në opozitë pajtohen me kritikat e faktorit ndërkombëtar se Kosova dhe Serbia nuk kanë treguar gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, kritikon Qeverinë dhe BE-në se e kanë shndërruar dialogun e Brukselit vetëm në çështje teknike dhe jo për marrëveshje finale.

“BE-ja ka dështuar si ndërmjetësuese e dialogut…dialogu është shndërruar në cështje teknike duke hequr dorë për marrëveshjen finale…”

Madje sipas deputetit Berisha, Qeveria po pranon një Asociacion që do t’i sjellë autonomi veriut të vendit.

“kriza në veri është skenar që të pranohet një autonomi territoriale në veri të vendit…”

Sot në Bruksel u zhvillua dialogu i nivelit të kryenegociatorëve për uljen e tensioneve dhe për sekuencimin apo zbatimin e marrëveshjes bazë./21Media

Back to top button