“Marrëveshja e Ohrit po shndërrohet në zhgënjim”

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Ohër ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ajo po kthehet në zhgënjim. Begaj mori pjesë në Forumin e Prespës që po mbahet n ë Strugë të Maqedonisë së Veriut, dhe kërkoi kompromis ndërmjet palëve.

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke”., tha Begaj

Dialogu Kosovë-Serbi do të kishte sukses vetëm kur Serbia do ta deklarojë pavarësinë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, dhe të heqë dorë nga politikat e saj hegjemoniste tha kryeministri Kurti gjatë pjesëmarrjes në forumin e Prespës.

“Jemi në këtë moment problematik, por me marrëveshjen bazë që u dakorduam, që bazohet në njohjen de facto të njëra tjetrës, besoj që mund të normalizojmë marrëdhëniet dhe të qetësojmë situatën në terren”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se paqja midis Kosovës dhe Shqipërisë është në tryezën e bisedimeve. Kërkoi nga palët ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sepse sipas tij, marrëveshja nuk do të jetë gjithnonë në tryezë.
“Paqja është në tryezë, dokumenti i marrëveshjes është aty dhe mundësia historike është në tryezë, pë të mbyllur një kapitull të gjatë e të dhimshëm e për të hapur një kapiturl të ri e për ta bërë Kosovën të njohur ndërkombëtarësh, edhe nga Serbia”., tha ai.

Pas arritjes së marrëveshjes në Ohër kryeministri Kurti dhe presidenti Vuciq kanë vazhduar akuzat e kundër akuzat për mos zbatimin e saj./21Media

Back to top button