Kaloni te përmbajtja kryesore

“Marrëveshja e sotme bllokon Kosovën edhe për 40 vjetët e ardhshëm”

Kështu ka deklaruar Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm

KOSID konsideron se marrëveshja e arritur sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global do të bllokojë Kosovën për 40 vitet e ardhshme në prodhimin e energjisë me bazë linjitin.

I vetmi përfitim nga ky projekt, sipas KOSID, do të jetë tymi dhe pluhuri i prodhuar, si dhe degradimi i ambientit dhe shëndetit publik.

KOSID i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë publike marrëveshjen komerciale të nënshkruar për termocentralin ‘Kosova e Re’, duke thënë se ky projekt nuk siguron pavarësi të furnizimit energjetik, por do të minojë rrugëtimin e vendit drejt proceseve integruese.

“Vlerësojmë se me një proces jo-transparent dhe të fshehtë, e vetmja që mund të garantohet është thellimi i varfërisë energjetike, i izolimit dhe i degradimit të mëtejmë të mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe varfërimit të buxhetit familjar të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button