Marrëveshja Macron-Rama e bën Shqipërinë me radar modern për vëzhgim të hapësirës ajrore

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se Forca Ajrore ka hedhur një tjetër hap të madh përpara në misionin e modernizimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se do të pajisen me radar modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore kombëtare.

“Në vijim të marrëveshjes dypalëshe të dakordësuar gjatë vizitës së Presidentit Macron muajin e kaluar në Tiranë, nënshkruhet kontrata me kompaninë Thales Group për pajisijen e Forcës Ajrore të Shqipërisë me radar modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore kombëtare”, ka shkruar Vengu.

I njëjti shtoi se kjo është një investim domethënës për sigurinë e Shqipërisë dhe angazhimet tona në kuadër të aleancës. /21Media

Back to top button