Marrëveshja për energjinë, reagon ambasada amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë.
Në këtë shkrim, Ambasada u kërkon dy vendeve që të vazhdojnë angazhimin urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE.
“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në shkrim./21Media
Today’s energy roadmap agreement is proof that when Kosovo & Serbia engage with creativity & flexibility, citizens in both countries benefit. The U.S. urges both countries to continue to build on this success through urgent, open engagement in the EU-facilitated Dialogue.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 21, 2022