Marrëveshje bashkëpunimi për Fuqizimin Ekonomik të Grave në Ballkanin Perëndimor

Sot në Shkup u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim reciprok për Fuqizimin Ekonomik të Grave në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërmjet Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7, Shoqatës së Grave Afariste-ABW, Dhomës Ekonomike të Grave të Shqipërisë-WECA, Shoqatës së Grave Afariste të Mali i Zi-BWA.

Kjo marrëveshje synon të krijojë një platformë për promovimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit efektiv në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ndërmarrësinë e grave, aktivitetet tregtare dhe investuese ndërmjet këtyre vendeve.

Presidentja e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7, Afërdita Saraçini Kelmedi foli për nismën e këtij Organi që do t’i bëjë bashkë gratë në projektimin e aktiviteteve të cilat janë drejt finalizimit, dhe qe kanë qëllim të përbashkët fuqizimin e gruas dhe rinisë.

Edhe Antonela Hako tregoi për pritshmëritë e saj nga ky bashkëpunim, duke vijuar edhe me ca pika të rëndësishme të cilat i përmendi Valentina Disoska përfaqësuese e shoqatës së grave afariste nga Republika e Maqedonisë së Veriut./21Media

Back to top button