Marrëveshje bashkëfinancuese për rregullimin e shtretërve të lumenjve

Rahoveci dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nënshkruan marrëveshje

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Ferat Shala, ministër i Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projekteve për rregullimin e shtretërve të lumenjve në këtë komunë.

Obligimet e ministrisë së MMPH-se është që të cakton një zyrtar monitorues lidhur me këtë projekt, i cili monitoron projektin nga fillimi deri në përfundim të kontratës dhe në momentin kur i vëren parregullsitë apo defektet gjatë realizimit të kontratës njofton menaxhmentin e MMPH-së, bën të ditur Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi për media.

Ndërsa Komuna e Rahovecit është e obliguar që t’i krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit të rregullimit të lumenjve për operatorin ekonomik, të ndërmerr të gjitha masat që kontraktuesi pa pengesa të filloj implementimin (furnizimin) e projektit me kohë si dhe të siguroj specifikacionin teknik.

Back to top button