Marrin derivate dhe largohen papaguar, shkaktojnë aksident dhe djegin veturën

Një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar në Polici se dy persona të panjohur kanë marrë derivate në vlerë prej 63 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, të mërkurën rreth orës 15;14.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një kohe, persona të njëjtë me veturë të njëjtë kanë marrë prapë derivate në një pompë tjetër dhe kanë ikur në drejtim të autostradës, duke shkaktuar aksident trafiku, më pas janë larguar në drejtim të fshatit Milloshevë ku edhe i kishin vënë zjarrin veturës.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button