Martesa e “Nerimanit” dhe “Maxhitit” në krizë, kjo është arsyeja

Zemrat e publiku shqiptarë i rrëmbyen përmes roleve të “Nerimanit” dhe “Maxhidit” nga seriali “Midis dy lagjesh” që u transmetua në ekranin e RTV21, bëhet fjalë për dyshen e njohur të kinematografisë turke, Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu.

Pikërisht ky serial ishte vendi ku lindi dashuria midis Neslihanit dhe Kadirit.

Dyshja u martuan në korrik të vitit 2016. Dasma e tyre mori vëmendjen e të gjithëve, të ftuar të shumtë dhe një ceremoni madhështore mbahet mend ende.

Por, mediat turke po raportojnë se çifti i njohur është afër ndarjes. Sipas tyre, arsyeja e problemeve martesore është Sezer Çakır për të cilën thuhet se ësht  “ish-gruaja e Kadirit”.

Për këto akuza ka reaguar edhe vet Sezer.

“Ndjeva nevojën për ta bërë këtë deklaratë për respekt për Kadirin, familjen e tij dhe familjen time, duke thënë se megjithëse nuk i marr shumë seriozisht akuzat e bëra për mua në rrjetet sociale këto ditët e fundit, heshtja ime për situatën do të përkeqësohet sepse familja ime dhe miqtë e ngushtë e dinë të vërtetën. Unë nuk jam figurë e tabloidit. Për këtë arsye është tejet shqetësuese përfshirja në lajme të tilla. Kadir është një mik i imi shumë i dashur. Si të gjithë miqtë e mi që më rrethojnë… Ky lajm është thjesht një skenar i bërë me qëllime të këqija. Një gjë e tillë nuk bëhet fjalë”, ka reaguar Sezer Çakır./21Media

 

 

Back to top button